Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Florida: Piloti shpëtohet pasi aeroplani bie në moçalet e rrezikshme

Një pilot është shpëtuar pasi kaloi nëntë orë mbi aeroplanin e tij që ra në moçalet e rrezikshme Everglades të Floridas.

Këto moçale janë të vetmet ujëra ku krokodilët që hanë njerëz, ndajnë ambientin me aligatorët e zakonshëm.

Videoja e publikuar nga brigada e zjarrfikësve Miami-Dade tregon burrin që rri në krahun e aeroplanit, derisa të shpëtohet. Aty vërehet helikopteri që i afrohet në ndihmë.

Burri është dërguar në spital për trajtim. Ishte lënduar lehtë.