Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pronarët e fushave me luledielli ankohen se turistët po pozojnë zhveshur

Pronarët e fushave luledielli në Angli po iu luten vizitorëve që të ndalojnë së zhveshuri në tokat e tyre për të bërë fotografi nudo.

Upi shkroi se Sam Ëilson e Nette Petley, pronarë të tokës në Stoke Fruit Farma, thanë se iu desh të vendosnin tabela njoftimi për t’iu kërkuar turistëve që i vizitojnë tokat me luledielli që të përmbahen nga lakuriqësia publike. Ata thanë se brenda një dite, tri “incidente” të tilla ndodhën në fushat e mbjella, derisa shtoi se turistët u zhveshën për fotografi dhe pamje.

“Iu bëjmë me dije të gjithëve se jemi në një zonë familjarë dhe ju lutem rrini të veshur. Kemi një rritje të kërkesave për fotografim të zhveshur dhe kjo mund të ndodhë gjatë sesioneve publike, ju lutem keni kujdes”, tha ata ,vëlla e motër që mbajnë këtë tokë me lule.

Pronarët u shprehën se për veprimet e pamatura të turistëve ka pasur edhe ankesa nga banorët dhe fëmijët.