Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qyteti britanik ku banorët thonë se po tmerrohen

Banorët e qytetit Pontypridd të Uellsit, në Britaninë e Madhe, po ankohen se s'po mund të dalin pasditeve për të shëtitur në qytet. Ata thonë se janë shtuar sjelljet e dënueshme të të rinjve dhe problemet sa vijnë e shtohen, shkroi DailyStar.

Banorët dhe pronarët e bizneseve thonë se janë të ngopur me gjestet e frikshme, ulërimat dhe me të bërtiturat që shkaktohen nga të rinjtë që shpesh masivisht dehen nëpër lokale.

Në tre muajt e fundit, sipas statistikave, janë arrestuar mbi 40 të rinj për shkaktim të problemeve në shoqëri, ndërsa shifrat vetëm sa po rriten.

“Nuk është shumë mirë që njerëz që hyjnë në punë të përballen me të rinj që fluturojnë të dehur në orën tetë të mëngjesit”, deklaroi Teresa Conner, pronare e një dyqani ëmbëlsirash.

Ajo shtoi se të rinjtë janë të dehur gjatë tërë kohës dhe se trotuaret i bllokojnë me shishe të alkoolit.

Edhe 12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani Botë 1 muaj më parë 12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani

“Është shumë e pakëndshme edhe për vizitorët kjo zonë”.

Viteve të fundit, autoritetet lokale përdorin urdhra për shpërndarje të personave që qëndrojnë nëpër pijetore deri natën vonë.