Një fermer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e ka mbjell një fushë masive me luledielli si dhuratë për bashkëshorten e tij, raportoi BBC-ja.
Lee Wilson nga Kansasi tha se i mbolli 1.2 milionë luledielli në 80 hektarë tokë për gruan e tij, Renee, për të festuar 50-vjetorin e martesës së tyre. Tërë këtë mbjellje e kreu fshehurazi në muajin maj me ndihmën e djalit të tyre.
“Më bëri të ndihem shumë e veçantë. Nuk mund të kishte dhuratë më të përsosur për përvjetor sesa një fushë me luledielli”, deklaroi Renee.
Befasia e Wilsonit bëri jehonë dhe turistët janë dyndur në fushë për të fotografuar pamjen e bukur.
Artikuj të ngjashëm
-
Pronarët e fushave me luledielli ankohen se turistët po pozojnë zhveshur
-
Kurti: Luledielli, kulturë me rëndësi strategjike
-
Amerikani i siguron me lotari paratë e dasmës
-
Çifti gjen mesazh në shishen 50-vjeçare, kërkon autorin e letrës
-
Një burrë fitoi 100.000 dollarë nga bileta që bashkëshortja ia dhuroi për ditëlindje