Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti gjen mesazh në shishen 50-vjeçare, kërkon autorin e letrës

Një vizitor në një park në Pensilvani e gjeti një shishe që përmbante mesazh nga një udhëtim familjar 50 vjet më parë.

Upi shkroi se Joe Fresetta dhe bashkëshortja e tij, Marci Mowery, e panë shishen në tokë rastësisht dhe e morën pasi dukej se kishte diçka të çuditshme brenda.

Sipas çiftit, letra ishte shkruar më 31 gusht të 1973-s, e shkruar nga një familje 5-anëtarëshe gjatë udhëtimit.

“Shpresojmë se mund të lidhemi me familjen që la këtë mesazh dhe t'ua kthejmë atyre. Kjo do të ishte fantastike”, deklaroi Fresetta.