Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dënohet veprimi i tre turistëve që pozuan lakuriq në një vend turistik në Namibi

Big Daddy - dune - shkretetira

Autoritetet në Namibi kanë dënuar veprimin e disa turistëve të huaj të cilët kanë pozuar lakuriq në një nga atraksionet turistike kryesore të vendit, bëzin “Big Daddy”, në shkretëtirën Namib.

Të huajt e paidentifikuar pritet të futen në listën e zezë të Namibisë, raporton BBC.

Fotot dhe një video janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të ashpra. 
Kenneth Nependa, nënkryetar i Federatës së Turizmit të Namibisë, ka thënë se kjo sjellje rrezikon të tërheq turistë të cilët mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan në Namibi. 

Nuk dihet se kush i ka bërë fotot dhe videon e tre turistëve meshkuj, të cilët shihen të shtrirë në rërë, pranë rrobave të tyre.
Bëzi ranor, “Big Daddy”, është një nga tre bëzet më të mëdha në botë.
Bëzet, kodra të vogla ranore, janë të njohura për turistët, pasi ofrojnë pamje mahnitëse pas ngjitjes së tyre.