Disa vajza hidhnin fjalë ofenduese ndaj një roje mbretërore në Britaninë e Madhe, duke e filmuar gjatë punës dhe duke e përqeshur.
VIDEO:
Në pamjet që i ka publikuar DailyMail shihen të rejat që ofendonin një nga rojet që qëndronte pranë një ndërtese, derisa aty pranë kaloi një oficer policor i autoriteteve britanike.
Ai filloi t'iu thoshte vajzave që të mos e ofendonin rojën pasi “ai duhet të respektohet për detyrën që bën”.
“Në rregull, zonja. Këta ushtarë shërbejnë për vendin e tyre. Ata e marrin punën me seriozitet. Janë përgjegjës për sigurinë. Nuk janë objekte tallëse. E kuptoj që bëni shaka, por ky s'është për t'u tallur. Tërë ditën ka qëndruar këtu me orë të tëra. Është i lodhur”, është shprehur polici britanik ndaj turisteve vajza.
-
Oficerët e policisë në Londër bëjnë komente raciste, seksiste dhe tallin viktimat e përdhunimeve
-
Suspendohet polici pas videos ku shihet duke goditur një person në aeroportin e Manchesterit
-
Çka ndodh kur bletët “pushtojnë” veturën
-
Policët britanikë shtiren si të dehur për t’i kapur hajnat
-
Aksident shokues në Britani, një çift lëndohet rëndë