Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policët britanikë shtiren si të dehur për t’i kapur hajnat

Policët britanikë kanë gjetur një mënyrë specifike për të kapur disa hajdutë që po iu vidhnin ora njerëzve në rrugët e Londrës.

Në një video të publikuar nga Sky News në platformën X shihen policët civilë të shpërndarë në Scotland Yard që shtiren si të dehur për të parë se a po sulmohen nga hajdutët që vjedhin ora të firmës “Rolex”.

Në momentin që policët civilë që pretendojnë se janë të dehur sulmohen nga hajdutët reagojnë policë të tjerë që i arrestojnë.