Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Presidenti i Portugalisë kthehet në hero, shpëtoi nga mbytja dy gra

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, është kthyer në hero pasi ndihmoi në shpëtimin e dy grave që ishin duke u mbytur në plazhin e Algarve, kur varka e tyre kanoe u përmbys.

71-vjeçari nuk u mendua dy herë të hidhet menjëherë në det dhe të shpëtojë dy gra nga mbytja. Ngjarja u regjistrua në plazhin Praia do Alvor.

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ndodhet në këtë zonë prej disa ditësh për të pushuar, por në të njëjtën kohë për të promovuar dhe destinacionet turistike të vendit.