Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Presidenti portugez një me popullin, sportiv dhe me maskë mban radhën në supermarket

Jemi në Portugali, në kohë pandemie, dhe personi që shikoni në foto, i veshur sportiv dhe me maskë nuk është një qytetar i thjeshtë që po mban radhën në supermarket duke ruajtur distancën nga klientët e tjerë.

Është as më shumë dhe as më pak se presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

Fotoja e tij u bë virale në rrjetet sociale për shkak të thjeshtësisë që transmeton personi më i rëndësishëm në Portugali.

E megjithatë nuk munguan edhe reagimet për veshjen e tij, duke ironizuar se Marcelo Rebelo de Sousa dukej më shumë si pushues sesa president.

Por mesazhi për popullatën ishte i fortë dhe i qartë. De Sousa i përket kategorisë së atyre që i kushtojnë vëmendje zbatimit rregullave të reja për të shmangur përhapjen e ngjitjes së koronavirusit.

Edhe Portugalia sot zgjedh presidentin e ri Botë Portugalia sot zgjedh presidentin e ri

Nuk është rastësi që Portugalia është një nga vendet që e menaxhoi më së miri epideminë e koronavirusit.

Të dhënat zyrtare flasin për 29 mijë persona të infektuar dhe 1200 viktima.