Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Peshkaqeni tmerron adoleshentin, ia kafshoi skinë për surfim

Një adoleshent në Australi u tmerrua pasi një peshkaqen ia kafshoi skinë e surfimit, shkroi “Upi” të mërkurën.

19-vjeçari Nathaniel Drummond, deklaroi se po garonte në garë të surfimit në Australinë e Jugut, kur peshkaqeni i doli nga thellësia.

“Peshkaqeni sapo doli dhe më goditi poshtë. Papritur, ndjeva se skia ime u ngrit mbi ujë, e vërejta se kërceva dhe rashë në ujë”, deklaroi Drummond.

Konkurrentët i dolën në ndihmë australianit, duke e nxjerr nga uji me sukses, pa u sulmuar nga peshkaqeni. Një dhëmb i peshkaqenit i mbeti i “ngulitur” në skinë e ujit.