Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kapet momenti “një në një milion” kur balena përplas surfistin

Një surfist u përball me një surprizë derisa po ndiqte valët në Australi. Ai u përplas me një balenë, e cila e zhyti në ujë.

Jason Breen ishte në surfim në plazhet e Sydneyt të mërkurën në mëngjes.

Ai po vazhdonte sipas planit të tij, kur befas një balenë u ngrit nga uji dhe e gjuajti brenda, shkroi CBS. 

“Më tërhoqi disa metra. E vetmja gjë që më shpëtoi ishte dërrasa e surfimit e lidhur për mua. Nëse nuk do të ishte ajo, nuk do të isha këtu”, ka thënë ai.

Ngjarja është kapur nga një person tjetër i cili rastisi aty dhe pa skenën.