Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Peshkaqeni ia ha gjysmën e peshkut një peshkatari

Një kapiten i një varke peshkimi në Massachusetts ka hasur në një ngjarje interesant deri sa po peshkonte.

Gjatë kohës sa kishte kapur një levrek, një peshkaqen ishte hedhur dhe ia kishte ngrënë gjysmën e trupit të levrekut.

Donald Parker, një zjarrfikës i Harwichit dhe kapiten varke me Prime Rate Sportfishing me bazë në East Dennis, tha se ishte i lumtur me kapjen e tij, kur një peshkaqen me plane të tjera kërceu nga uji, shkruan Upi.

“Peshkaqeni e kapi atë”, tha Parker për MassLive. “Të gjithë ishin të mahnitur”.

Parker pa se i kishte mbetur vetëm koka e peshkut.

Edhe Kane tregon se çfarë i duhet Anglisë për ta fituar Botërorin Botërori 2026 1 j. më parë Kane tregon se çfarë i duhet Anglisë për ta fituar Botërorin

Ai tha se peshkaqenët janë të zakonshëm në zonën e Cape Cod këtë kohë të vitit.

"Kjo ndodh çdo ditë. Nuk është një gjë e çuditshme," tha ai.