Një nënë nga Florida, e cila kishte përdorur të gjitha kursimet e jetës së saj për të paguar për trajtimin për kancer të vajzës së saj, përfundoi duke fituar një çmim prej 2 milionë dollarësh pasi luajti në lotarinë e Floridës.
Geraldine Gimblet bleu biletën e fundit të lotarisë në dispozicion për lojën 2,000,000 dollarë “Bonus Cashword Scratch-Off”.
Blerja erdhi një ditë pasi vajza e saj kishte përfunduar përfundimisht raundin e fundit të trajtimit të kancerit, shkroi DailyMail.
Tiketa e lotarisë i kushtoi 10 dollarë.
Vajza ka thënë se nëna e saj ka qarë kur e ka marrë çmimin e madh.
“Nëna ime ka nxjerrë kursimet e jetës për t’u kujdesur për mua kur isha sëmurë. Jam shumë e lumtur për të”, ka thënë vajza.