Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikania bëhet milionere me loto duke i kombinuar numrat e datëlindjeve të fëmijëve

Një grua në Illionis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kombinoi numrat e datëlindjeve të fëmijëve për të luajtur lotari dhe në fund i fitoi 1.4 milionë dollarë.

Upi ka shkruar se gruaja që s'u identifikua bleu tiketën e lotarisë LuckyDay dhe vendosi që numrat t'i zgjidhte bazuar në datëlindjet e fëmijëve të saj.

“Fëmija im u zgjua duke qarë dhe pasi e vendosa sërish në shtrat, pata probleme të flija. Kështu që për të kaluar kohën, hapa aplikacionin e lotarisë në telefonin tim dhe nuk mund ta besoja kur pashë se sapo kisha fituar 1.4 milionë dollarë. E çuditshme”, është shprehur ajo me gëzim.

Ajo ka shtuar se e pati një ndjesi që këta numra do të ishin fatlumë. Ajo nuk tha se çka do të bëjë me ato para.