Muajin e kaluar, derisa bombat ranë në kryeqytetin e Ukrainës, Anna Horodetska, mbylli apartamentin e saj me qira dhe iku në Indi, duke marrë me vete vetëm disa bluza dhe një aparat kafeje, që ia dha gjyshja si dhuratë.
Kur 30-vjeçarja e cila punonte në një kompani të IT-së, mbërriti në aeroportin e Delhit më 17 mars, ajo u mirëprit nga Anubhav Bhasin, avokati 33-vjeçar, me të cilin ishte takuar para më shumë se një viti, shkruan BBC-ja të martën.
Në aeroport, Anubhav u ul në gjunjë dhe i propozoi asaj martesë dhe mori pohimin e saj.
Çifti u martua në një ceremoni private në kryeqytetin indian. Më vonë këtë muaj, ata do të kryejnë ceremoninë e tyre në gjykatë për ta bërë atë ligjërisht të vlefshme. Ana mori vizë njëvjeçare dhe tha se qëllimi i vizitës së saj në Indi ishte të martohet me Anubhav Bhasin.
Çifti u takua në gusht të vitit 2019 rastësisht në një bar, derisa ajo ishte në një udhëtim krejtësisht e vetme në Indi. Ata shkëmbyen numrat, ndoqën njëri-tjetrin në Instagram dhe pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori.
Marrëdhënia e tyre mori formë në kontinente të ndryshme të ndara nga gjeografia, planet e takimeve të ndërprera nga pandemia, rregullat e karantinës dhe kufizimet e fluturimit dhe më në fund pushtimi rus i atdheut të Anës.
"Deri në fund të 2019, ne po flisnim shumë", thotë Anubhav.
Edhe
Dasmat që çojnë në krizë financiare
Në mars 2020, Anna vizitoi përsëri Indinë së bashku me të dashurin e atëhershëm dhe Anubhav i çoi ata në një udhëtim rrugor në Agra, për të parë Taj Mahalin, monumentin e dashurisë dhe shtetin e shkretëtirës së Rajasthan.
Derisa India hyri në izolim, ai i ftoi ata të rrinin me familjen e tij në Delhi.
Në gusht të vitit 2021 ai e vizitoi Kievin dhe u kthye në dhjetor në Indi. Anna ishte ndarë nga i dashuri ndërkohë. Pas kësaj vizite, ata vendosen të ishin bashkë dhe sugjeruan që duhet të martohen në dhjetor.