Kuriozitet

Pas dy dekadash rishfaqet gjarpri më i vogël në botë

gjarpri

Foto: Associated Press

Për gati dy dekada, askush nuk e ka parë gjarprin më të vogël në botë.

Disa shkencëtarë janë shqetësuar se mos gjarpri i Barbadosit ishte zhdukur, por në një mëngjes Connor Blades ngriti një gurë në një mal të vogël në Karaibe dhe gjeti një të tillë, shkroi AP. 

“Pas një viti kërkimi, fillon të bëhesh pak pesimist”, ka thënë Blades, zyrtar në Ministrinë e Mjedisit në Barbados.

Gjarpri është sa një monedhë, prandaj ishte lehtë që shkencëtarët të mos e gjenin për gati 20 vjet. Aq i vogël sa vështirë të dallohet me sy.

Blades e identifikoi pas shikimit me mikroskop.

Gjarpri i Barbadosit është parë vetëm disa herë që nga viti 1889. Ishte në listën e 4,800 specialeve të njohura si të humbura nga shkenca.