Binjakët e parë elefantë në Shri Lanka kanë lindur pas 80 vjete. Elefanti me emrin Surangi lindi binjakët meshkuj.
Nga qendra ku po mbahen elefantët është thënë se ata janë në gjendje të mirë dhe të shëndetshëm.
Për herë të fundit që në Shri Lanka një elefant i zbutur lindi binjak ishte viti 1941, shkruan BBC.
Elefantët kanë vetëm 1 për qind gjasa të lindin binjak, ndërsa kjo më së shumti ndodhë tek elefantët e egër afrikanë.
Ata mund të lindin katër deri në pesë elefantë gjatë jetës.
Artikuj të ngjashëm