Një peshk “zombie” i cili ishte zhdukur përreth 20 vjet më herët, është rizbuluar në një lumë në një nga qytetet e Victorias.
I vogël e me shumë ngjyra lloji i tij ishte deklaruar i zhdukur në vitin 1998, tash është gjetur në një lum afër Kreangut në vitin 2019 derisa autoritetet janë vënë në kërkim për të parë nëse ka edhe të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpeciet e ujërave të ëmbla, të quajtur 'peshk zombie' nga Autoriteti i Menaxhimit të Pellgjeve Veriore të Victoria-s, tani do të shumohen përmes një programi të mbarështimit.
"Shumica e ekipit tonë tërë jetën janë marrë me zhdukjen e specieve të kërcënuara ose të rrezikuara, kështu që të kesh një mundësi për të dëshmuar të kundërtën është diçka e veçantë," tha Adrian Martins nga Departamenti i Mjedisit, Tokës, Ujit dhe Planifikimit të Victoria-s. “Kjo është vërtetë e pabesueshme dhe gjetje e jashtëzakonshme”.
{gallery}