Një marinar australian mbijetoi dy muaj në Oqeanin Paqësor duke ngrënë peshk të papërpunuar dhe duke pirë ujë shiu, shkroi BBC-ja të hënën.
Banori i Sydneit, Tim Shaddock, një 51-vjeçar, së bashku me qenin e tij Bella, u larguan nga Meksika për në Polinezinë Franceze në muajin prill, por varka e tyre u dëmtua nga një stuhi disa javë më vonë. Ata shpëtuan pas dy muajsh, pasi një helikopter i vuri re.
Pas kontrollit mjekësor, doktori tha se 51-vjeçari që u ushqye vetëm me peshk pati “shenja normale jetësore”.
Ai kishte nisur udhëtimi prej rreth 6.000 kilometra nga qyteti meksikan La Paz, por shpejt u bllokua pasi pajisjet elektronike të anijes pushuan së punuari nga moti i lig. Anija la marinarin dhe qenin e tij duke lëvizur në Paqësor dhe të Oqean të Veriut, ndërsa kur u gjetën në brigjet e Meksikës, marinari ishte shumë i dobët fizikisht.
“Kam kaluar një provë shumë të vështirë në det. Kam nevojë vetëm për pushim dhe ushqim të mirë sepse kam kohë që isha vetëm në det. Përndryshe, jamë shumë mirë me shëndet”, deklaroi Shaddock.
Ai shtoi se pajisjet për peshkim e ndihmuan të mbetej gjallë pasi me to zuri peshk dhe i hëngri të papërpunuar.
-
Peshkatari australian me qenin e tij arriti të mbijetojë dy muaj në Oqeanin Paqësor
-
Australiani dhe qeni i tij shpëtohen tre muaj pasi humbën në oqean
-
Peshkatari peruan shpëtohet pasi kishte mbetur i bllokuar në det për tre muaj
-
Peshkatarët indonezianë shpëtohen pas gjashtë ditëve pa ushqim
-
Burri e tërheq zvarrë për ta futur në det, peshkaqeni e kafshon