Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Peshkatarët indonezianë shpëtohen pas gjashtë ditëve pa ushqim

Njëmbëdhjetë peshkatarë indonezianë janë shpëtuar pasi që mbijetuan për gjashtë ditë pa ushqim apo ujë, në një ishull të vogël në Australi, raporton BBC.

Autoritetet australiane kanë thënë se të mbijetuarit janë dërguar në një vend të sigurt nga Bedwell Island, rreth 330 kilometra në perëndim të qytetit Broome.

Nëntë tjerë dyshohet se kanë vdekur.

Të mbijetuarit kanë treguar se ishin dy anije që u goditën nga cikloni i fuqishëm tropikal “Isla” javën e kaluar, ndërsa njëri prej tyre u fundos.

Nëntë nga dhjetë anëtarët në atë anije ende rezultojnë të zhdukur.

Edhe Gjendet pas dy muajsh marinari i zhdukur, tregon si mbijetoi Kuriozitet Gjendet pas dy muajsh marinari i zhdukur, tregon si mbijetoi

I mbijetuari i vetëm raportohet se kishte qëndruar në oqean me orë, para se të merrej në anije nga peshkatarët tjerë.

Ata arritën të vendosin në Bedwell Island.