Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Australiani dhe qeni i tij shpëtohen tre muaj pasi humbën në oqean

Një marinar australian dhe qeni i tij të mbetur tre muaj në Oqeanin Paqësor, mbijetuan në varkën e tij të dëmtuar duke ngrënë peshk dhe duke pirë ujë shiu.

54-vjeçari Timothy Lyndsay dhe Bella, qeni, u gjetën të gjallë në oqean larg tokës kur një anije i vërejti, shkroi Foxnews. 

“Kam kaluar nëpër një përvojë shumë të vështirë në det dhe më duhet pushim dhe ushqim sepse kam qenë vetëm në det për shumë kohë”, ka thënë ai.

Shaddock ka përshkruar si arriti të mbijetojë me qenin pasi një stuhi ia dëmtoi varkën dhe i prishi elektronikën.

Mjeku që e kontrolloi tha se ai ishte shëndosh e mirë.

Image