Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet një shpend tropikal në Pensilvani

Një shpend tropikal është hasur ditëve të fundit në Pensilvani (SHBA), ndërsa ekspertët thanë se kjo specie u pa për herë të parë.

Upi shkroi se ky zog u gjet në veri të vendit, ndërsa vëzhguesit e shpendëve kanë nisur punën për hulumtimin e tij dhe për mënyrën e jetesës.

“Është e lezetshme kur gjejmë gjëra që nuk presim t’i shohim ose janë të rralla shumë...Është vërtetë një moment i mirë”, tha specialist i edukimit mjedisor, Brian Collett, duke shtuar se është i befasuar se si ky shpendë zgjodhi këtë hapësirë për të jetuar.

Ai shtoi se habitati i mirë është burim ushqimi për të.

“Një vend i mrekullueshëm për t’u ndalur, shumë zogj të tjerë përreth që ndoshta e bënë atë të ndihej rehat këtu”, tha Collett.