Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pas 160 vitesh falimenton prodhuesi i kapelave “Borsalino”

Prodhuesi i kapelave italiane “Borsalino” ka shpallur falimentimin duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e markës së famshme 160-vjeçare.

Kapelet “Borsalino” janë përdorur nga dhjetëra yje të kinematografisë, përfshirë Alain Delon, Robert Redford, Marlon Brando dhe Humprey Bogart.

Prodhuesi i kapelave “Borsalino” ka qenë në vështirësi financiare për disa vjet dhe dje një gjykatë italiane e falimentit hodhi poshtë një marrëveshje me kreditorët e propozuar nga “Haeres Equita” në pronësi të dy sipërmarrësve, Philippe Camperio dhe Edouard Burrus., një kompani zvicerane që mori përsipër këtë kompani.

Si rezultat, “Borsalino” u shpall i falimentuar, por “Haeres Equita” ka të ngjarë të apelojë sërish.

Gjatë një deklarate për shtyp, “Haeres Equita” deklaroi se aktivitetet e Borsalino do të vazhdojnë.

Edhe Lively e Reynolds nuk duan të ndajnë informacion rreth pasurisë së tyre në gjyq kundër Baldonit Showbiz Lively e Reynolds nuk duan të ndajnë informacion rreth pasurisë së tyre në gjyq kundër Baldonit

Sipas Maria Iennaco, një aktiviste e Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punes (CGIL) e cituar sot nga e përditshmja italiane “La Stampa”, kompania është ende efektive pasi kërkesat për produktet e saj janë të shumta.

“Borsalino” ka rreth 134 të punësuar në periferi të Alesandrisë, rreth 100 kilometra në lindje të Torinos. Kompania e prodhimit të kapelave u themelua në vitin 1857 dhe ka qenë në pronësi familjare deri në vitin 1987.