Kur studiuesit, në një studim të fundit, e krahasuan gjenomin e Ötzit me atë të njerëzve të tjerë të lashtë, ata zbuluan se ai kishte më shumë të përbashkëta me fermerët e hershëm të Anadolisë
Ötzi, mbetjet e ngrira të të cilit u gjetën në një lartësi në Alpet tiroliane nga ekskursionistët në vitin 1991, është ndoshta kufoma më e studiuar në botë, raporton “CNN”.
Kur studiuesit, në një studim të fundit, e krahasuan gjenomin e Ötzit me atë të njerëzve të tjerë të lashtë, ata zbuluan se ai kishte më shumë të përbashkëta me fermerët e hershëm të Anadolisë nga ajo që tani është Turqia, të cilët nuk kishin shumë bashkëveprim me bashkëkohësit e tyre evropianë.
"Më herët ishte besuar se lëkura e tij ishte nxirë gjatë procesit të mumifikimit”, shpjegoi Albert Zink, kreu i Institutit për Studime të Mumieve në “Eurac Research”, një qendër private hulumtimi me seli në Bolzano. "Mendohet se ngjyra më e errët e lëkurës së mumies është mjaft e përafërt me ngjyrën që kishte lëkura e ‘Icemanit’ gjatë jetës së tij. Kjo nuk ndryshon plotësisht njohuritë tona për ‘Icemanin’, por i bën disa gjëra më të qarta. Jo tregon se ka shumë të ngjarë të ketë jetuar në një zonë relativisht të izoluar me kontakte të kufizuara me popullata tjera”.
Zink thotë se nuk është befasi që Ötzi kishte lëkurë më të errët, duke thënë se shumë evropianë në atë kohë me gjasë kanë pasur një pigmentim më të errët të lëkurës krahasuar me evropianët e ditëve të sotme.
Pothuajse çdo pjesë e Ötzit është analizuar, duke pikturuar jetën e tij që kishte bërë 5.300 vjet më parë.
Përmbajtja e stomakut dha informacion mbi vaktin e tij të fundit dhe nga vinte. Armët e tij zbuluan se ai ishte djathtak dhe rrobat e tij i jepnin një vështrim të rrallë asaj që në të vërtetë njerëzit e lashtë vishnin. Zink tha se ekipi shpreson të zbulojë detaje të mëtejshme të tilla si përbërja e mikrobiomit të tij.
Misteri mbi vdekjen e tij të dhunshme ka ngjallur shumë kureshtje përtej fushës së arkeologjisë. Çdo vit, mijëra njerëz vizitojnë mumien e tij në një qeli të ftohtë të posaçme në Muzeun e Arkeologjisë të Tirolit Jugor në Bolzano, Itali.
Edhe
Misteret historike që i zgjidhi shkenca më 2025
Nuk është hera e parë që një kapitull në historinë magjepsëse të Ötzit merr një rishkrim, thonë studiuesit. Fillimisht, mendohej se Ötzi ngriu për vdekje, por një rreze X e vitit 2001 zbuloi një kokë shigjete në supin e tij, gjë që do të kishte qenë fatale. Ai gjithashtu pati një dëmtim në kokë, ndoshta të pësuar në të njëjtën kohë, dhe dora e tij e djathtë tregon një plagë mbrojtëse.
"E gjithë historia e “Ötzi Iceman” është intriguese, duke përfshirë misterin e vdekjes së tij të dhunshme ... Dhe pyetja pse ai ishte atje lart në malet e larta kur ai u mbyt?”, tha Albert Zink, studiuesi kryesor i studimit.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi