Kulturë

Shkencëtarët e modelojnë fytyrën e gruas 10 mijë e 500 vjet të vjetër

Gruaja

Studiuesit nga Universiteti i Ghentit e kanë konstruktuar fytyrën dhe jetën e gruas e cila gjatë epokës mezozoike jetoi në atë që tani është Belgjika

Falë një kombinimi të të dhënave anatomike, gjenetike dhe arkeologjike, ishte e mundur të rindërtohej jo vetëm fytyra e gruas që jetoi në parahistori, por edhe kushtet e saj të jetesës. Mbetjet gruas mezolitike u zbuluan në vitin 1988 në shpellën Margaux afër qytetit Dinant të Belgjikës

Shkencëtarët që i kanë analizuar mbetjet e një gruaje parahistorike, që jetoi rreth 10 mijë e 500 vjet më parë, e kanë rindërtuar fytyrën e saj duke përdorur ADN-në e lashtë.

Studiuesit nga Universiteti i Ghentit kanë konstruktuar fytyrën dhe jetën gruas e cila gjatë epokës mezozoike jetoi në atë që tani është Belgjika.

Mbetjet e një gruaje mezolitike u zbuluan në vitin 1988 në shpellën Margaux afër qytetit Dinant. Ajo i përkiste të njëjtës popullsi gjuetarësh-mbledhësish të Evropës Perëndimore, si Burri i famshëm i Cheddarit i Britanisë së Madhe. Falë një kombinimi të të dhënave anatomike, gjenetike dhe arkeologjike, ishte e mundur të rindërtohej jo vetëm fytyra e saj, por edhe kushtet e saj të jetesës.

Rezultatet janë pjesë e ROAM (Perspektiva Rajonale mbi Migrimet e Lashta), një projekt ndërdisiplinor që përfshin arkeologë, bioantropologë, gjenetistë dhe artistë.

Analiza e ADN-së së lashtë tregon se gruaja e Margaux kishte sy të kaltër, njësoj si burri Cheddar. Por ajo kishte lëkurë pak më të çelët sesa shumica e njerëzve të tjerë mezolitikë të analizuar deri më tani në Evropën Perëndimore

Analiza e ADN-së së lashtë tregon se gruaja e Margaux kishte sy të kaltër, njësoj si burri Cheddar. Por ajo kishte lëkurë pak më të çelët sesa shumica e njerëzve të tjerë mezolitikë të analizuar deri më tani në Evropën Perëndimore.

“Deri më tani, diversiteti fenotipik midis gjuetarëve-mbledhësve evropianë njihej vetëm nga një numër i vogël fosilesh dhe mendohej të ishte mjaft homogjen”, citohet të ketë thënë Maite Rivolat, ekspertja kryesore e gjenetikës në këtë projekt, sipas një komunikate të ekipit të hulumtuesve.

Pjesa artistike e ekipit u mbështet, gjithashtu, në të dhëna arkeologjike: guaska, pigmente, mbetje kampesh dhe vegla. Kjo i dha jetë jo vetëm fytyrës së saj, por edhe botës së saj, nga teknikat e gjuetisë te transporti, nga flora te fauna.