Trupi i një burri që besohet se ka vdekur më shumë se 20 vjet më parë është gjetur në një akullnajë që po shkrihet me shpejtësi në provincën austriake të Tirolit.
Policia thotë se një udhërrëfyes malor zbuloi trupin javën e kaluar 2,900 metra lart në akullnajën Schlatenkees në Tirolin Lindor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë çantë shpine u gjet afër me një kartë bankare dhe një leje drejtimi. Policia përdori një helikopter për të ndihmuar në marrjen e trupit.
Policia mendon se burri ishte nga Austria dhe ishte 37 vjeç kur vdiq.
Po bëhen analizat e ADN-së për të përcaktuar identitetin e tij.
Zëdhënësi i policisë Christian Viehweider tha për BBC News se do të duheshin disa javë para se të njiheshin rezultatet e atyre testeve.
Burri besohet të ketë pasur një aksident në vitin 2001.
Schlatenkees mendohet të jetë një nga akullnajat që shkrihet më së shpejti në vend. Në raportin e tij për 2021/2022, Klubi Alpin Austriak tha se ishte akullnaja me shkrirjen më të madhe të regjistruar prej 89.5 milion.
Prillin e kaluar, Klubi Alpin Austriak tha se shkrirja e akullnajave në Austri ishte në një nivel rekord. Ai tha se kurrë nuk kishte regjistruar një tkurrje kaq të madhe të akullnajave që kur filloi historia e saj e matjes në 1891.
Në qershor, një alpinist gjeti mbetje njerëzore dhe kocka në të njëjtën akullnajë në Tirol, në grupin e maleve Venediger. Mbetjet besohet se kanë qenë në Schlatenkees për dekada. Testimi i ADN-së është duke u zhvilluar.
"Është mjaft e pazakontë të kesh dy zbulime të tilla në një akullnajë brenda një kohe kaq të shkurtër," tha zoti Viehweider.
Ai tha se rreth 45 persona, të zhdukur në Alpet austriake që nga viti 1964, janë ende të pagjetur.
Në Zvicër, trupi i një alpinisti gjerman - i zhdukur që nga viti 1986 - u gjet në një akullnajë afër malit Matterhorn muajin e kaluar. Ajo u zbulua nga alpinistët që kalonin akullnajën Theodul mbi Zermatt.
Ata vunë re një çizme hiking dhe crampona që dilnin nga akulli.
Analiza e ADN-së tregoi se trupi ishte i një alpinisti gjerman, i cili u zhduk 37 vjet më parë. Një operacion i madh kërkim-shpëtimi në atë kohë nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të tij.
Policia nuk e përmendi emrin e alpinistit, por tha se ai ishte 38 vjeç kur u zhduk gjatë një ecjeje.
Zvicra dhe Austria kanë përjetuar temperatura shumë të nxehta këtë verë dhe ka frikë për të ardhmen e akullnajave alpine të cilat janë kyçe për mjedisin e Evropës.
Dëbora e dimrit e ruajtur nga akullnajat mbush lumenjtë evropianë si Rhine dhe Danubi, duke siguruar ujë për të korrat ose për ftohjen e centraleve bërthamore.