Mbetje njerëzore që u gjetën në një akullnajë afër alpeve të famshme zvicerane, Matterhorn, janë konfirmuar të jenë të një alpinisti gjerman, trupi i të cilit ka qenë aty që prej vitit 1986.
Zbulimi është prej të fundit nga sekretet që kanë fshehur akullnajat e alpeve, që tani po shkrihen shpejt për shkak të ndryshimeve klimatike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrupi u gjet në fillim të këtij muaji, raportoi BBC. Ata vërejtën një çizme në akull.
ADN-ja zbuloi se trupi është i një alpinisti gjerman i cili ishte zhdukur 37 vjet më parë. Një operacion i madh shpëtimi atë kohë dështoi të gjente gjurmë të tij.
Policia nuk e dha emrin e tij, por ka thënë se ishte 38 vjeç kur u zhduk gjatë ngjitjes.
Gati secilën verë, akujt që shkrihen zbulojnë diçka, ose dikë, të humbur dekada më parë. Vitin e kaluar rrënojat e një aeroplani që u rrëzua në vitin 1968 dolën në sipërfaqe në akullnajën Aletsch.