Ka një sërë mënyrash të ndryshme për të matur besimin e amerikanëve në të ashtuquajturat dukuri paranormale. Në një sondazh të IPSOS publikuar në vitin 2019, 46 për qind e të anketuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se besojnë në fantazma apo qenie jashtëtokësore.
Të pyetur se nga çka kanë frikë, sipas anketës së Universitetit të Chapman në Kaliforni, rreth 9 për qind e 1035 persona thonë se kanë frikë nga fantazmat apo zombitë. Përpos fantazmave, frikë “dytësore”, amerikanët kanë korrupsionin, koronavirusin dhe trazirat civile.
Në anketën e fundit të Gallupit për frikën nga fantazmat, në 2005-n, 32 për qind e të anketuarve thanë se “besonin në fantazmat ose se shpirtrat e njerëzve të vdekur mund të kthehen në vende të caktuara”, shkruan NYTimes.
Besime të tilla kanë përshkruar kulturën dhe mediat amerikane për shekuj me radhë. Disa studiues thonë se besimet në gjëra të tilla mund të rriten me shtimin e personave që nuk kanë preferenca fetare.
“Njerëzit kërkojnë gjëra të tjera ose jotradicionale për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëdha të jetës që nuk përfshijnë domosdoshmërisht religjionin”, ka thënë sociologu Thomas Mowen.
Ai ka theksuar se ateistët apo pabesimtarët janë të prirë t’u besojnë dukurive paranormale.
Edhe
Halloween: Një “festë argëtimi” apo “frikë për fëmijët”?
Halloweeni apo “Nata e Shtrigave” shënohet në tërë botën më 31 tetor.
Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal.