Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çfarë është në të vërtetë Halloweeni

Halloween nuk është nata e shtrigave. Halloweeni është një festë e kremtuar më 31 tetor, mbrëmjen para Ditës së të gjithë shenjtorëve (ose të gjitha dhuratave). Festimi shënon ditën para festës perëndimore krishtere të të gjithë shenjtorëve dhe nis sezonin e njohur si “Allhallowtide” (të gjitha të mirat e mbledhura), i cili zgjat tre ditë dhe përfundon me Ditën e të gjithë shpirtrave.

Megjithatë, festa e Halloweenit thuhet se i ka rrënjët në festën e lashtë kelte të Samhainit, kremtim fetar pagan për t’i mirëpritur të korrat në fund të verës (të mirat vjeshtore), kur njerëzit ndiznin zjarre dhe vishnin kostume për të larguar shpirtrat e këqij. 31 tetori kur festohet Halloweeni shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.

Pra përmes Halloweenit festohet për të mirat që sjell stina e vjeshtës si dhuratë.

Sa u përket kostumeve të sotme, ato ndryshojnë shumë me ato të së kaluarës. Përderisa sot të famshmit e edhe njerëzit e rëndomtë kanë dëshirë të vishen si ndonjë personazh filmi e të duken bukur, në të kaluarën kanë bërë të kundërtën.

Tradita kelte përfshinte shkuarjen derë më derë për të kërkuar ushqim duke mbajtur fanar me qirinj ne dorë, e duke u dukur frikshëm.

“Të rinjtë ndonjëherë visheshin me rroba të çuditshme. Djemtë si vajza, vajzat si pleq apo gra me maska. Ndoshta adoptonin disa qese mielli për të bërë maska duke qepur me pe - sytë, hundën, gojën, mjekrën dhe ndonjëherë i vizatonin me lustër çizmesh”, ka cituar “The Guardian” një dëshmitar nga Komisioni folklorik irlandez në vitet 1940.

Edhe Çka është Halloweeni dhe pse festohet? Kuriozitet 8 muaj më parë Çka është Halloweeni dhe pse festohet?
Image
Një fotografi nga viti 1905 tregon një grup djemsh të rinj të veshur me kostume të ndryshme që nuk janë të frikshme.
Image
Një fotografi tjetër nga po i njëjti vit, 1905, nga zona më rurale shihet një person i veshur si një fantazmë duke pozuar bashkë me disa dekorime kashte, kunguj e silueta të vogla të shtrigave.
Image
Një tjetër fotografi shfaq një grua të veshur si një “elf” (ndihmës i babadimrit) në vitin 1915. Kjo fotografi tregon se kostumet e frikshme po evoluonin në kostume “të buta”.

Sipas fotografive, evoluimi i zakonit për të mos u dukur frikshëm ka filluar diku rreth viteve 1930.

Image
Në një plazh në Venecia një grup i grave shihen duke pozuar me një kungull gjigand prej letre me një kapele shtrigash. Ndërkohë gratë nuk ishin veshur me asnjë kostum dhe nuk dukeshin frikshëm.
Image
Pastaj në 1949 nisën të organizoheshin ballo me kostume duke shndërruar kështu Halloweenin në një ballo me maska (maskenball).
Image
Personazhet nga librat komikë u bënë të gjallë nga fëmijët më 1966.

Megjithatë kostumet e para komerciale të licencuara si “Popeye” e “Mickey Mouse” dolën në treg në vitet 1920, dhe pas kësaj shumica e veshjeve të Halloween u zbutën. Në vitet 1960, mbizotëruan personazhet si “Batman”, “Superman” dhe “Spider-Man”.

Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për një transformim radikal.

Image
Kartolinë e Halloweenit më 1922