Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një grua vendos rekord botëror, noton rreth 300 metra nën akull

Një grua nga Afrika e Jugut ka thyer rekord botëror Guinness, duke notuar në distancë prej 295 metrash nën akull.

Një grua nga Afrika e Jugut ka thyer rekord botëror Guinness, duke notuar në distancë prej 295 metrash nën akull.

Amber Fillary, e cila ka thyer rekordin edhe para dy vjetësh në Oppsjo të Norvegjisë me distancë prej 229 metrash, së fundmi bëri zhytje nën akull pa kostum të zhytjes, raportoi "UPI".

Fillary mban gjithashtu Rekordin Botëror Guinness për shëtitjen më të gjatë nënujore me një frymëmarrje, të cilën e arriti në Dahab të Egjiptit, me largësi prej 359 metrash.

Përpjekjet e fundit për rekordin që shënoi këtë vit, Fillary ka thënë se i bëri duke e mësuar gradualisht trupin me të ftohtin në Berlin dhe më pas duke praktikuar në liqenin e Norvegjisë.