Kuriozitet

37-vjeçarja nga Kili bëhet personi i parë në botë që noton mbi 2km në Antarktikë

Një notare kiliane është bërë personi i parë që ka notuar 2,49 km nëpër ujërat e ftohta të Antarktikës.

Bárbara Hernández, 37 vjeç, një notare në ujëra të hapura, arritjet e së cilës përfshijnë një rekord botëror “Guinness” për notin më të shpejtë të oqeanit përmes Drake Passage në Kilin jugor, veshi vetëm një kostum banje standarde kur hyri në ujin e ftohtë.

Hernández tha se noti i saj, që besohet të jetë një rekord i ri botëror për notin më të gjatë në Antarktikë, kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për të mbrojtur ujërat e Antarktikës.

"Jam shumë e lumtur dhe kaq e lehtësuar që gjithçka shkoi mirë. Të notosh në Antarktikë ka qenë një ëndërr që e kam pasur prej vitesh dhe pjesë e ambicies sime të gjatë për të notuar në pjesë të shtatë oqeaneve të botës. Fizikisht ka qenë tepër e ashpër, por gjithçka ia vlen nëse mesazhi për nevojën për veprim urgjent për të mbrojtur këto ujëra të mahnitshme arrin vendimmarrësit”, ka thënë Hernández në një njoftim për shtyp.