Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një grua në Kaliforni gjen kuletën që e humbi 46 vjet më parë

Një grua nga Kalifornia është ribashkuar me kuletën e saj të cilën e kishte humbur 46 vjet më parë, pasi një punëtor në një teatër e zbuloi atë në një hapësirë të ngushtë.

“Asnjëherë nuk do ta mendoja”, ka thënë Tom Stevens i cili e gjeti kuletën në mesin e rafteve të vjetra të ushqimeve e biletave.

Më pas, ai iu drejtuar rrjeteve sociale për ta gjetur pronaren e kuletës, duke përdorur të dhënat të cilat ishin brenda saj.

Colleen Distin ka thënë se për këtë informacion ka dëgjuar nga dikush që e ka kontaktuar përmes rrjeteve sociale. Distin shkoi ta merrte kuletën e kuqe e cila tashmë kishte humbur ngjyrën dhe ishte vjetërsuar, shkruan AP.

Ajo ka thënë se e pati humbur kuletën më 1975, kur ishte rreth 20-vjeç. Ka shtuar se mund t’i ketë rënë nga çanta të cilën e pati lënë në dyshemenë e teatrit dhe se atë kohë brenda kuletës ishin 200 dollarë dhe fotografi të familjes.