Një burrë nga Indiana e ka humbur kuletën e tij në një lojë bejsbolli dhe i është kthyer atij tetë muaj më vonë.
Brandon Puckett ka thënë se e kishte vërejtur se nuk e kishte kuletën gjatë kohës sa ai po e ndiqte një lojë mes Fort Wayne TinCaps dhe Dayton Dragons në Parkview Field në Fort Wayne. Ai ka thënë se e kishte kontrolluar ambientin ku kishte qëndruar, por nuk kishte pasur fat që ta gjente, shkruan Upi.
“Ne shikuam kudo dhe pyetem pothuajse të gjithë njerëzit rreth nesh. Mendoja që nuk do ta shihja më kurrë”, ka thënë ai, shkruan Upi.
Richard Street, një udhërrëfyes në Parkview Field ishte duke shikuar karriget derisa po përgatitej për hapjen e sezonit TinCaps, kur ai vërejti diçka nën karrige. Ai vërejti se ishte një kuletë.
“Ishte diçka e pabesueshme, sepse kjo ishte loja e parë e sezonit dhe nuk mendoja që do të gjeja diçka të tillë”, ka thënë ai.
Pucket e kishte marrë kuletën derisa kishte thënë se asnjëherë se ka besuar që ai do ta merrte serish atë.