Punëtorët që po e rimodelonin një kinema në Atlanta kanë gjetur një gjë befasuese pas një muri, një kuletë që ishte humbur nga një klient 65 vjet më parë, raportoi të dielën “UPI”.
Një kontraktor gjeti kuletën e vjetër pas një muri në Teatrin Plaza dhe ia dorëzoi pronarit të kinemasë, Chris Escobar.
Escobari tha se zona ku u gjet portofoli ka të ngjarë të ishte zonë e humbur në zyrën e një menaxheri, e cila ishte fshehur prej kohësh nga rinovimet.
Ai bëri disa kërkime në internet dhe zbuloi se pronarja e portofolit, Floy Culbreth, vdiq në moshën 87-vjeçare në vitin 2005. Por mund ta kontaktonte vajzën e saj, Thea Culbreth Chamberlain, 71 vjeç.
Chamberlain ishte vetëm 6 vjeç kur nëna e saj humbi portofolin në vitin 1958. Përmbajtja e saj përfshinte foto të vjetra familjare, një kartë të bibliotekës dhe bileta lotarie.
Ajo tha se kuleta i solli kujtime të nënës së saj tashmë të ndjerë.
-
Pronari gjen kuletën e humbur 33 vjet më parë
-
Gruaja nga Virxhinia gjen kuletën e saj 54 vjet pasi e humbi
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
79-vjeçari gjeti kuletën me euro e franga në Ferizaj, Policia ia kthen pronarit
-
Kuleta e humbur i kthehet pronares në Pejë