Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një grua bëhet pjesë e marinës ushtarake amerikane për herë të parë në histori

Për herë të parë në histori, një grua ka përfunduar tërësisht programin e trajnimit të ushtrisë amerikane, duke u bërë kështu pjesë e forcave speciale të Marinës Ushtarake.

Gruas e cila ka përfunduar me sukses trajnimin 37 javor, nuk i është bërë i ditur identiteti, gjë që përkon me politikat e Pentagonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç raportojnë mediat e huaja, ajo është një ndër 17 marinarët, të cilët u diplomuan dhe është e para ndër 18 gratë, të cilat tentuan të ishin pjesë e marinës por nuk ja dolën të kalonin provat e vështira.

Ndërkohë, vetëm 35% e marinarëve të cilët aplikojnë për programin, arrijnë ta kalojnë atë.

Gruaja tani do të drejtohet në një nga tre ekipet speciale të anijeve të Luftës Speciale Detare.

Ushtria amerikane ka nisur të lejojë gratë që të shërbejnë në role ushtarake në vitin 2015.