Pentagoni do t’i largojë menjëherë nga ushtria 1,000 anëtarë që janë deklaruar publikisht si trans-seksual dhe iu ka dhënë afat prej 30 ditësh për t’u larguar vetë, atyre që nuk janë identifikuar publikisht, sipas direktivës së re të publikuar të enjten, ka raportuar “The Guardian”.
Dokumenti është frymëzuar nga vendimi i së martës i Gjykatës Supreme për të lejuar administratën e presidentit amerikan Donald Trump për të zbatuar ndalimin e shërbimit ushtarak për individët transgjinorë. Departamenti i Mbrojtjes ka njoftuar se do të ndjekë regjistrimet mjekësore për të identifikuar të tjerët që nuk janë deklaruar publikisht.
Zyrtarët kanë deklaruar se deri më 9 dhjetor të vitit 2024, 4,240 pjesëtarë kanë qenë të diagnostikuar me disfori gjinore, që përfshinë trupa në detyrë, gardën kombëtare dhe shërbimin rezervë, duke përfaqësuar një pjesë të vogël – të 2 milionë pjesëtarëve në shërbim, por ata kanë njoftuar se numri mund të jetë edhe më i madh.
Dokumenti i publikuar të enjten pasqyron atë të publikuar në shkurt, por çdo veprim është bllokuar në atë pikë pas disa padive. Kur u publikua direktiva fillestare nga Pentagoni në fillim të vitit, iu dha shërbyesve 30 ditë kohë për t’u vetëidentifikuar. Që nga atëherë, rreth 1,000 janë vetëidentifikuar.
Përmes një deklarate, zyrtari i Pentagonit, Sean Parnell, ka njoftuar se 1,000 trupa që vetë janë identifikuar “do të fillojnë vullnetarisht procesin e largimit”, nga ushtria.
-
Ushtria amerikane do të testohet për mungesë testosteroni
-
Trumpi nënshkruan urdhrin për “riformësim të Ushtrisë”
-
Trumpi pritet të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv që ndalon ushtarët transgjinorë
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?