Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar katër urdhra ekzekutivë, që, sipas tij, do ta riformësojnë ushtrinë amerikane. Ndër vendimet është ndalimi i formulimit të politikave për pjesëtarët trasngjinorë në forcat ushtarake amerikane, por se kjo nuk përbën përjashtim të menjëhershëm.
Tjetri vendim është rikthimi i më shumë se 8000 shërbyesve që ishin larguar për shkak të refuzimit të vaksinimit ndaj COVID-19.
I treti vendim është ndalimi i iniciativave për diveristet, barazi dhe përfshirje në ushtri. Kjo nënkupton se s’do të ketë avantazhe bazuar në raca apo gjini, për t’u futur në ushtri.
Vendimi i katërt është ndërtimi i një sistemi ajror të mbrojtjes, “Iron Dome” amerikan – i ngjashëm me atë që e ka Izraeli.
Urdhrat janë nënshkruar nga Trumpi gjatë një fluturimi që pati të hënën vonë.
-
Trumpi pritet të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv që ndalon ushtarët transgjinorë
-
Trumpi nënshkruan urdhrin për ndalimin e transgjinorëve në sportet e grave
-
Trump nënshkruan vendimin ekzekutiv për ndalimin e ndërrimit të gjinisë për personat nën 19 vjeç
-
Trumpi premton një numër urdhrash ekzekutivë në ditën e parë të Presidencës
-
Trumpi urdhëron dërgimin e trupave amerikane në Portland