Një çift kolumbian ka emëruar vajzën e posalindur me emrin “Chat Yipiti” sipas programit të njohur të inteligjencës artificiale “ChatGPT”.
Përkundër emrit të pazakontë, fëmija është regjistruar në regjistrin shtetëror pa asnjë kundërshtim.
Sipas mediave lokale, prindërit e Chat Yipiti Bastidas Guerra kanë thënë se emrin e kanë zgjedhur për shkak të kohës së inteligjencës artificiale.
Kjo ka ngjallur pothuajse të gjitha format e reagimit në rrjetet sociale, me shumë të tillë që nuk janë pajtuar, duke thënë se prindërit nuk kanë qenë të vetdijshëm për pasojat që fëmija mund t’i ketë në të ardhmen.
Ky rast nuk është i veçantë. Kolumbia ka një numër të madh të emrave të çuditshëm të cilët janë inspiruar prej sportit, filmave, yjeve të muzikës si “Maicol Yordan” dhe “Brayan Spears”.
Regjistri shtetëror ka intervenuar në të kaluarën për t’i ndaluar emrat si “Miperro” kuptimi i të cilit është “Qeni im” ose “Satan” apo ndryshe djalli, me arsyetimin se cenojnë rëndë dinjitetin e njeriut.