Një adoleshent me emrin Kylian Mbappe ka zbuluar realitetin e çuditshëm që sjell fakti që e ka emrin e njëjtë me superyllin e futbollit.
Mund të duket gjë e bukur, por 18-vjeçari zbuloi se emri i njëjtë me yllin e Francës i ka ofruar gjithçka – nga trajtimi me pesë yje te kërcënimet për arrestim.
Sipas prindërve të tij, ata e kishin zgjedhur emrin shumë kohë para se sulmuesi të bëhej yll.
Duke folur për mediumin francez “Pluriel”, Kyliani zbuloi se si u ndalua nga kontrollorët e transportit derisa udhëtonte pa kartën e tij.
Telefoni i të riut kishte mbetur pa bateri që do të thotë se ai nuk mund ta dëshmonte menjëherë identitetin kur inspektorët ia kërkuan të dhënat.
Edhe
Mbappe po hetohet për korrupsion
Ai ua tha emrin e vërtetë, Kylian Mbappe, por tregon se ka shkuar aq keq saqë nuk ka mundur ta imagjinojë.
Në vend që të shihte anën qesharake të ngjarjes, një inspektor mendoi se i riu po përpiqej të tregohej i zgjuar.
“Nuk jam këtu për shakatë e tua”, iu kthye vrullshëm inspektori Kylianit të panjohur.
Adoleshenti më pas u mundua të shpjegonte se në të vërtetë quhej Kylian Mbappe. Situata u bë edhe më e pakëndshme kur kontrollorët kërcënuan se do ta thërrisnin policinë.
Gjatë një ndeshjeje në Seine-Saint-Denis, dy vjet më parë, Kyliani, që po ashtu është futbollist, thotë se është tallur gjatë gjithë kohës nga tifozët kundërshtarë.
“Ti nuk e ke nivelin e tij, ti nuk je i mirë sa ai”, kanë thirrur ata.
Edhe
Mbappe, cak i planit të një bande
“Por unë sinqerisht vetëm doja të luaja futboll dhe të argëtohesha”, tregon Kylian Mbappe.
Ndërsa emri i solli shumë telashe, 18-vjeçari pranoi se ka pasur edhe disa avantazhe.
Kylian kishte rezervuar një tavolinë në një restorant në Paris, duke përdorur emrin e tij. Dhe menjëherë vuri re një ndalje zëri në anën tjetër të telefonit.
Vetëm pas dy-tre sekondash heshtjeje rezervimi u konfirmua. Anëtarët e stafit të restorantit ishin të pasigurt nëse po flisnin me superyllin e Real Madridit apo jo.
Kur arriti në restorant, atij iu dha një nga tavolinat më të mira.
Edhe
Konfirmohet lëndimi i Kylian Mbappes
Kyliani i panjohur po ashtu ka rrënjë kamerunase, kurse ka treguar se “u trajtua si princ”.
Ndryshimi i emrit nuk është opsion për Kylian Mbappen e panjohur në Francë. Mbappe “i vërtetë” po shkëlqen për Francën në Kupën e Botës.