Një punonjës i moshuar i Walmartit i është mundësuar të dalë në pension pasi një klient i sjellshëm hapi një GoFundMe për të - dhe mblodhi më shumë 100,000 dollarë pasi e postoi në TikTok.
Veterani i marinës Butch Marion, 82 vjeç, po punonte 40 orë në javë si arkëtar në Walmart në Cumberland, Maryland, kur i shërbeu përdoruesit të mediave sociale Rory McCarty.
McCarty sapo po blinte disa bateri, por ishte frymëzuar nga një video ku një grua fillon një GoFundMe për një punonjës tjetër të Walmart për ta ndihmuar të dalë në pension para kohe.
Me planin e tij madhështor në mendje për të krijuar fondin e tij për të moshuarin, McCarty tha: “Unë thjesht doja të vija diçka në lëvizje dhe Zoti bëri pjesën tjetër".
Ai postoi një video në TikTok të të moshuarit teksa punonte pas banakut - e cila shpejt mori miliona shikime.
Edhe
82-vjeçari pensionohet pasi u mblodhën mbi 100 mijë euro për të
Më pas McCarty organizoi mbledhjen e fondeve më 18 dhjetor, i cili tani ka marrë 118,575 dollarë nga mbi 5,000 dashamirës në të gjithë botën.
Duke shpjeguar pse ai organizoi mbledhjen e fondeve, ai tha: “Unë isha duke bërë pazar në Walmart një ditë tjetër dhe më priste një burrë 82-vjeçar i quajtur Butch. Puna me turne 8 deri ne 9 ore. Kohët e fundit kam parë një GoFundMe për një zonjë 82-vjeçare duke punuar në Walmart në TikTok dhe duke parë se ata mblodhën para që ajo të tërhiqej përgjithmonë, njëjtë bëra edhe un”, ka thënë ai.
-
Nxënësit mbledhin mbi 250,000 dollarë për 80-vjeçarin që u detyrua të rikthehej në punë si roje
-
Aktori Rourke po mundohet t’ua kthej paratë fansave që u munduan ta shpëtojnë nga dëbimi
-
Rourke mohon formimin e fondit online për mbledhjen e parave për ta shmangur dëbimin
-
Mickey Rourke mbledh mbi 84 mijë dollarë për të shmangur dëbimin nga shtëpia