Aktori amerikan Mickey Rourke ka arritur të mbledhë 84,488 dollarë përmes donacioneve, pasi u bë publike se po përballej me dëbim nga shtëpia e tij në Los Angeles për shkak të qirasë së papaguar.
73-vjeçari, i njohur për rolet në filmat “The Wrestler” dhe “Iron Man II”, kishte hapur një faqe në GoFundMe për të mbuluar borxhin prej rreth 59,100 dollarësh, pasi qiraja mujore e banesës së tij ishte rritur deri në 7,000 dollarë.
Në përshkrimin e fushatës thuhej se Rourke po kalonte një periudhë të vështirë financiare dhe se donacionet synonin t’i jepnin stabilitet dhe qetësi mendore për të shmangur dëbimin.
Sipas mediave, aktori kishte pranuar më herët se karriera e tij është në rënie dhe se gabimet e së kaluarës i kanë vështirësuar marrjen e roleve të reja.
-
Mickey Rourke kërkon ndihmë financiare që të mos dëbohet nga shtëpia
-
Mickey Rourke dëbohet nga shtëpia pasi refuzoi ndihmën financiare nga fansat për qira
-
Aktori Rourke po mundohet t’ua kthej paratë fansave që u munduan ta shpëtojnë nga dëbimi
-
Rourke mohon formimin e fondit online për mbledhjen e parave për ta shmangur dëbimin
-
ASAP Rocky ua paguan qiranë banorëve të ndërtesës ku u rrit