Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

82-vjeçari pensionohet pasi u mblodhën mbi 100 mijë euro për të

Një veteran 82-vjeçar amerikan dhe arkëtar i “Walmart” më në fund është në gjendje të pensionohet pas një akti të vullnetit të mirë.

Warren Marion, nga Cumberland, Maryland, mori një çek për 108,682 dollarësh javën e kaluar falë bujarisë së donatorëve në internet.

Një “GoFundMe” ishte krijuar për Marion nga Rory McCarty, një pronar biznesi i vogël me shumë ndjekës në TikTok. Një video që ai postoi për të dy në dhjetor është parë mbi tre milionë herë.

McCarty donte të ndihmonte Marion, një veteran i marinës amerikane dhe i ve, për të "bërë gjërat që do të donte t'i bënte", tha ai në postimin e tij në GoFundMe që nisi fushatën muajin e kaluar.

Ai tha se ndjehej i frymëzuar të ndihmonte veteranin e moshuar duke përdorur platformën e tij të mediave sociale për shkak të një historie të ngjashme suksesi që pa në TikTok.

"Si pronar biznesi u habita kur pashë këtë burrë të moshuar ende duke punuar. Duke punuar me ndërrime tetë deri në nëntë orë”, ka thënë McCarty në faqen GoFundMe.

Edhe Një burrë mblodhi mbi 100 mijë dollarë përmes TikTokut për një 82-vjeçar që punonte në Walmart Kuriozitet Një burrë mblodhi mbi 100 mijë dollarë përmes TikTokut për një 82-vjeçar që punonte në Walmart

Fushata ishte një sukses. McCarty e përmbushi qëllimin e tij për mbledhjen e fondeve brenda disa ditësh dhe njerëzit vazhdojnë të kontribuojnë.

Javën e kaluar Marion pati ditën e tij të fundit në punë pasi dha njoftimin e tij dy javë më parë.