Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nxënësit mbledhin mbi 250,000 dollarë për 80-vjeçarin që u detyrua të rikthehej në punë si roje

Pasi një roje 80-vjeçar iu desh të kthehej në punë pasi iu rrit qiraja, nxënësit e shkollave të mesme të Teksasit mblodhën më shumë se 250,000 dollarë për ta ndihmuar atë të dilte në pension.

Roja, i njohur për studentët si z. James, u kthye në punë në janar pasi qiraja e tij u rrit me 400 dollarë në muaj. Nxënësit në shkollën e mesme “Callisburg”, filluan fushatën e tyre javën e kaluar dhe e shpërndanë atë në TikTok, duke shpresuar të mbledhin 10,000 dollarë. Deri të premten pasdite, ajo kishte marrë gati 270,000 dollarë nga më shumë se 8,000 donatorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Historia e James nënvizon barrierat e rënda financiare me të cilat përballen amerikanët e moshuar, shkroi Guardian. 

Miliona amerikanë po punojnë në vitet kur zakonisht do të dalin në pension - deri në vitin 2030, numri i njerëzve të moshës 75 vjeç e lart në fuqinë punëtore pritet të rritet me 96.5%, sipas Byrosë së Punës dhe Statistikave të SHBA-së. Njerëzit e moshës 75 vjeç e lart janë grupmosha e vetme për të cilët shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore pritet të rritet gjatë dekadës së ardhshme.

Përfitimi mesatar i sigurimeve shoqërore në gusht të vitit të kaluar ishte 1,546,59 dollarë.