Aksidentet e vogla të trafikut në udhëkryqet frekuentuese urbane thuajse janë përditshmëri për ekipet e policisë së trafikut në Gjermani.
Një aksident i tillë të premten, në qytetin verilindor gjerman Neheim, ka tronditur policinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes së dy automjeteve në qendër të qytetit policia doli në terren, ndërsa aksidentin pa të lënduar dhe me dëme materiale e shkaktuan një grua 34 vjeçare dhe një burrë 74 vjeçar.
Vozitësi tashmë 56 vite ka përdorur automjet në Gjermani, ndërsa asnjëherë nuk ka dhënë provimin e patentë shoferit dhe nuk ka pasur leje për vozitje.
Policia sot njoftoi se vozitësi tha se ka dhënë kërkesën për dhënien e provimit për patentë shofer para shkuarjes në ushtri para gjashtë dekadave. Orët e trajnimit nuk i vazhdoi pas kryerjes së afatit ushtarak.