Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Britaniku voziti pa patentë shofer për 70 vjet dhe nuk regjistroi asnjëherë veturën

E pabesueshme por e vërtetë, ajo që ka ndodhur me një 84-vjeçar në Britaninë e Madhe. Edhe pse ky shtet, njihet për ligjet e rrepta dhe me prani oficerësh të policisë në rrugë më shumë se çdo shtet evropian, duket se 84-vjeçar ia ka dalë ta drejtojë veturën pa patentë shofer për 70 vjet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai kurrë nuk e kishte regjistruar veturën e tij. Shoferi britanik, megjithatë, nuk u kap në një bllokadë ose për një shkelje, por një nga kamerat me regjistroi targën e tij dhe u konfirmua se ai nuk kishte dokumentet e nevojshme.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një supermarketi dhe kur ka mbërritur policia, mezi e kanë besuar atë që kanë parë dhe dëgjuar.

84-vjeçari u ka thënë se ka mësuar të drejtojë i vetëm në moshën 12-vjeçare dhe që nga ajo kohë ka vozitur pa u lodhur për të marrë patentën.

Ai u kap teksa voziste një Mini Cooper, por sipas mediave lokale, ka thënë se ka ndërruar shumë vetura gjatë këtyre viteve.