Një adoleshent ka humbur të drejtën për vozitje vetëm 49 minuta pasi e fitoi atë, ka njoftuar policia në Gjermani.
18-vjeçari ishte duke u kthyer nga testi i suksesshëm i vozitjes, kur policët në Hemer e zunë duke shkelur rregullat.
Ai po udhëtonte me shpejtësi dy herë më shumë se limiti i lejuar – 95 kilometra për orë në zonën ku lejohej vetëm deri në 50 kilometra për orë.
“Disa gjëra zgjasin përgjithmonë – disa as një orë”, ka thënë Policia e Gjermanisë.
Djaloshi kishte katër shokë në veturë dhe u spekulua se ai po donte të impresiononte miqtë me aftësitë e tij të vozitjes, raporton BBC.
Tani përballet me dënim të rëndë. Zyrtarisht i është ndaluar vozitja për katër javë, ndërsa policia ka thënë se mund t’ia kthejë patentën e shoferit vetëm pas një “ritrajnimi të shtrenjtë”. Ai përballet edhe me gjobën prej 200 eurosh, dy pikëve në patentë dhe periudha e testimit si shofer i ri është zgjatur nga dy në katër vjet.
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Dënohen me 500 euro dhe i konfiskohet leja shoferëve të rinj që zhvilluan gara shpejtësie në Ferizaj
-
Policia ua merr patentë shoferët dy të rinjve që po bënin gara
-
Kapen duke bërë gara me vetura, gjobiten e u merret patentë shoferi për 12 muaj
-
Policia ia merr lejen 21-vjeçarit që “fluturonte” te “Fusha e Pajtimit” në Kaçanik