Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjermani shkon i dehur në stacionin e policisë, kërkon falje që drejtoi veturën nën ndikimin e alkoolit

Fatkeqësisht, kur njerëzit janë nën ndikimin e alkoolit, ata rrallë janë në gjendje të marrin vendime racionale. Disa drejtojnë veturën dhe kështu rrezikojnë të tjerët dhe veten e tyre.

Në Gjermani ka ndodhur rasti i pazakontë. Një nga shoferët e dehur kishte ndërgjegje, por në mënyrën e gabuar. Një 38-vjeçar kishte pirë shumë, ndaj u ndje në faj teksa drejtonte veturën dhe vendosi të shkonte në stacionin e policisë për ta denoncuar veten.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill në provincën gjermane të Rheinland-Pfalz. Rreth orës 16:30, një burrë i dehur hyri në stacionin e policisë Gau-Bickelheim për të kërkuar falje që drejtoi veturën në gjendje të dehur, shkruan Mirror.

Gjëja e parë që vunë re oficerët ishte se shoferi po mundohej të parkonte automjetin dhe më pas mezi doli nga vetura dhe u fut në stacion. Niveli i tij i alkoolit ishte 2.8 g/l.

Atij i është hequr patenta e shoferit dhe përballet me një gjobë të rëndë. Në Gjermani, kufiri i alkoolit që lejohet për të drejtuar veturën është 0.5 g/l.