Një pensionist 81-vjeçar ka përfunduar në Gjermani gabimisht pasi ka provuar që të udhëtojë nga Newcastle, Angli, në Romë, Itali.
“Pelegrini” ishte në mision për të takuar Papën dhe ka vendosur që të shkojë në Romë me veturën e tij.
Ai është befasuar kur sistemi i navigacionit i tha atij se ka arritur, edhe pse s’kishte asnjë shenjë të ndërtesave ose arkitekturave të famshme që gjenden në Romë, shkruan “Metro” britanik, transmeton Koha.net.
Pensionisti, emri i të cilit nuk është zbuluar, është parkuar me veturë por nuk ka vendosur në mënyrë të duhur frenat e Jaguarit të tij.
Vetura e tij ka filluar të lëvizë prapa dhe, si për ironi, goditi një shenjë të komunikacionit në të cilin shkruante “Rom” – një qytet i vogël në veri të Rhine Westphalia, Gjermani. Ai ka përfunduar në këtë qytet pasi që ka gabimisht ka shkruar vendin ku do të shkonte në sistemin e navigacionit.

Policia ka thënë se pas goditjes në shenjën e komunikacionit vetura është ndalur, por nuk dukej se ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë edhe pse është thirrur një ambulancë për të kontrolluar pensionistin.
Edhe
Policia italiane kap 103-vjeçaren që po voziste me patentë shoferi të skaduar
“Pensionisti ishte duke shkuar në pelegrinazh. Ai është nisur për në Romë, ku shpresonte të vizitonte Papën”, ka thënë Monika Treutler, zëdhënëse e Policisë.
Pensionisti 81-vjeçar, i cili jeton në Britani të Madhe dhe ka prejardhje italiane, mund të jetë hutuar nga fakti se “Roma” shkruhet për Romën në Itali ndërsa “Rom” për qytetin e vogël në Gjermani.
-
Familja austriake u nis për pushime në Zagreb, pas 500 kilometrave përfundoi në Gjermani
-
Gjermani shkon i dehur në stacionin e policisë, kërkon falje që drejtoi veturën nën ndikimin e alkoolit
-
Papa del nga Vatikani për ta vizituar një dyqan diskografie, merr një CD
-
Gjermani shkon duke vozitur në testin e vozitjes për patentë shofer