Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Familja austriake u nis për pushime në Zagreb, pas 500 kilometrave përfundoi në Gjermani

Një familje nga Austria u nis me pushime në Zagreb. Megjithatë, pas 500 kilometrash vozitje, ata e kuptuan se po lëviznin në drejtim të gabuar, shkruan “Index”.

Ata kishin planifikuar që të pushonin gjatë rrugës në Salzburg të Austrisë, por ata zgjodhën komunën e Salzburgut në Westerwald të Gjermanisë në pajisjen e navigimit në veturë.

Kjo është arsyeja pse ata vazhduan të lëviznin në drejtim të gabuar dhe e kuptuan se çfarë ndodhi vetëm pas disa orësh, kur u ndalën në zonën e provincës Rhineland-Pfalz në Gjermani.

Pas kësaj, ata kontaktuan departamentin e policisë në Montabaur. Oficerët e policisë i ndihmuan ata të gjenin rrugën për në Zagreb.